Politike

Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Do merren në pyetje kryeministri Rama dhe Ministrja Albana Koçiu

Po ashtu Vokshi shtoi se të gjithë dëshmitarët duhet që të merren në pyetje para datës 10 qershor.

25 Mars 2024, 12:49 Nga I.A
Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Do merren në pyetje
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja Albana Vokshi në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë ka renditur sot emrat që do të thirren për tu marrë në pyetje. Gjatë mbledhjes, Vokshi theksoi se do të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj si dhe Ministrja Albana Koçiun. Po ashtu Vokshi shtoi se të gjithë dëshmitarët duhet që të merren në pyetje para datës 10 qershor.

“Do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj etj. Dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor. Duhet të zgjedhim edhe ekspertët ligjorë, që të mbledhin të dhëna, i propozojnë deputetëve të Komisionit edhe pika të ndryshme për planin e hetimit. Këto do i lëmë për një ditë tjetër. Ligji parashikon që të merren edhe ekspertë të përkohshëm të shëndetësisë, të IT etj. Do të shqyrtohen kandidatura ekspertësh në ditët në vijim”, u shpreh Vokshi.

LISTA

1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastriliu
4-Shkëqlim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Kociu
7-Klodjan Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje; Endri Shabani, Pano Soko, Artan Koni
11-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve
12- Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin
13-Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve
14-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
15-Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik
16-Avokatura e Shtetit
17-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar

albana koçiu ilir beqaj edi rama

Sondazh

Poll