Politike

Vijojnë debatet në Komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Kryetarja jam unë. Ndreca: Nuk kemi ardhur të dëgjojmë ty

Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca i ka ndërprerë fjalën duke deklaruar se nuk kanë shkuar atje për të dëgjuar atë të flasi.  

25 Mars 2024, 11:43 Nga I.A
Vijojnë debatet në Komisionin për Shëndetësinë,
Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni për shëndetësinë po vijon me debatet në lidhje me nisjen dhe mbarëvajtjen e këtij komisionit. Kryetjarja Albana Vokshi ka deklaruar se ky komision ka vetëm një kryetar dhe është vetëm ajo që e drejton atë. Ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca i ka ndërprerë fjalën duke deklaruar se nuk kanë shkuar atje për të dëgjuar atë të flasi.  

Pjesë nga Debati:

Vokshi: Për sa kohë sa jam unë do e drejtoj unë këtë komision. Ka një kryetar. Nuk kemi dy bashkëkryetarë, përndryshe do të ishin dy. Do të ishit dhe ju këtu për të drejtuar. Drejtohet nga kryetari. Kur unë mos të jem, do të jeni ju zoti Ndreca. Kjo është nisur mbi bazën e raporteve dhe akuzave. Qetësohu se kemi katër muaj.

Ndreca: Nuk kemi ardhur për të të dëgjuar ty.

Vokshi: Jemi ne që e kemi denoncuar. Jemi bazuar në një sërë raportesh. Nëse ju kanë urdhëruar të vini të bëni zhurmuesin….Bëni detyrën e deputetit

albana vokshi plarent ndreca komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll