Politike

"Dyfishimi i pagave për efektivët e FA në misionin e KFOR në Kosovë", Peleshi: Po punojmë për një rritje të shumës për të gjithë personelin

Peleshi tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se Shqipëria është eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO.

25 Mars 2024, 12:20 Nga M.B
"Dyfishimi i pagave për efektivët e FA në misionin e
Foto ilustruese

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka konsideruar thelbësor angazhimin dhe përkushtimin e efektivëve shqiptarë në 8 misione ndërkombëtare për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal. Peleshi tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se Shqipëria është eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO. Ai shtoi se dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon angazhimin për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë.

"Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.
Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO", shkruan Peleshi.

niko peleshi kfor

Sondazh

Poll