Politike

Komisioni për shëndetësinë, deputeti socialist: Ka arsye të qëndrueshme

25 Mars 2024, 11:59 Nga I.A
Komisioni për shëndetësinë, deputeti socialist: Ka arsye
Petro Koci

TIRANË- Deputeti socialist Petro Koçi ka deklaruar se komisioni për sterilizimin dhe koncensionet në shëndetësi ka arsye të qendrueshme për tu mbajtur. Gjatë fjalës së tij, Koçi ka deklaruar se komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit. Po ashtu ka theksuar se ky komision duhet të jetë i mbarë  dhe jo të ketë kacafytje mes palëve.

“Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve. Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm. Në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, duhet të ishte diçka e mbarë. Ndaj mos të kemi të njëjtën histori. Kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni. Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta,” tha ai.

petro koçi komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll