Politike

Komisioni për Sterilizimin/ Zhupa: Ndreca jeni në konflikt interesi. Deputeti i kthehet: Jam profesionalisht më i aftë se ty

Këtu ka ndërhyrë kryetarja Albana Vokshi, e cila e ka paralajmëruar për heqje të fjalës. 

25 Mars 2024, 12:08 Nga I.A
Komisioni për Sterilizimin/ Zhupa: Ndreca jeni në konflikt interesi.
Komisioni

TIRANË- Debatet në komisionin e sterilizimit po vazhdojnë mes deputetes Ina Zhupa dhe deputetit Plarent Ndreca. Zhupa ka theksuar se Ndreca ndodhet në konflikt interesi pasi ka qenë avokat i një prej personave të përfshirë në aferë. Ndërkohë që Ndreca i është kthyer duke thënë se është profesionalisht më i aftë se ajo për të kuptuar situatën. Këtu ka ndërhyrë kryetarja Albana Vokshi, e cila e ka paralajmëruar për heqje të fjalës. 

Pjesë nga Debati:

Ina Zhupa: Çështjet e shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.

Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.

Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?

Ndreca: Si në çfarë mënyrë?

Vokshi: Do ju heq fjalën!

Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike.

ina zhupa plarent ndreca komisioni për shendetesine

Sondazh

Poll