Politike

Komisioni për shëndetësinë nis me debate, Vokshi: Situata është e rënduar. Ndreca: Mos mbani konferencë

Gjatë mbledhjes kryetarja Albana Vokshi ka listuar arsyet se përse është krijuar komisioni.

25 Mars 2024, 11:29 Nga I.A
Komisioni për shëndetësinë nis me debate, Vokshi:
Komisioni

TIRANË- Komisioni për shëndetësinë ka nisur me debate ditën e sotme. Gjatë mbledhjes kryetarja Albana Vokshi ka listuar arsyet se përse është krijuar komisioni. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca i ka kërkuar që mos mbaj konferencë dhe të vazhdojnë mbledhjen. Teksa Vokshi po deklaronte se vlera e dy koncesioneve te shëndetësia i kalon 200 mln euro, Ndreca theksoi se kryetarja po paragjykonte veprimtarinë.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë. Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik. Koncesionet që në do shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 mln euro, për sterilizimin dhe check up.

Ndreca: Konsultohemi pastaj parashtroni kërkesën. Mos mbani konference, të ikim ne dhe vazhdo konferencën

Vokshi: Nëse doni ta nisin kështu mbledhjen…Të lutem se nuk ua kam dhënë fjalën. Po shpjegoj për publikun cfarë është ky komision. Qetësohni

Ndreca: Nuk shqetësohem fare

Vokshi: Mos më ndërhy! Unë po informoj publikun, pastaj do kaloj te rendi i ditës. Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të ndarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.

albana vokshi plarent ndreca komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll