Politike

"Duan ta mbajnë Berishën si të burgosur"/ Gjokutaj pas daljes nga seanca: Një strategji e stisur e Edi Ramës

Genc Gjokutaj tha se vendimi do të shpallet në orën 15.30. Por ai tha se SPAK kërkon ta trajtojë zotin Berisha me ligjin e të dënuarve.

25 Mars 2024, 11:11 Nga h.k
"Duan ta mbajnë Berishën si të burgosur"/ Gjokutaj pas
Foto ilustruese

TIRANË-Avokati i kreut të opozitës, Sali Berisha, foli për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku u shqyrtua kërkesa e kreut demokrat për të marrë pjesë në seancat plenare.

Genc Gjokutaj tha se vendimi do të shpallet në orën 15.30. Por ai tha se SPAK kërkon ta trajtojë zotin Berisha me ligjin e të dënuarve.

Seanca u zhvillua mbi bazën e një debati. Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute... prokuroria dhe SPAK konceptojnë që zoti Berisha të trajtohet me ligjin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë, pa marrë parasysh mandatin e tij. Kjo është strategjia e Ramës dhe ata e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur, të realizojnë këtë skenar. Ne do t’i kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30”, tha Gjokutaj.

avokati genc gjokutaj

Sondazh

Poll