Sport

Ndryshon Shqipëria… Sylvinho pritet të ketë 4-5 lojtarë të rinj në formacionin e kuqezinjve për miqësoren ndaj Suedisë...

Kjo kuptohet nga provat që trajneri ka bërë në këto ditë stërvitjeje përgatitore, ndërkohë që formacionin zyrtarë, trajneri Sylvinho do ta zyrtarizojë vetëm sot.

25 Mars 2024, 11:56 Nga DOSJA
Ndryshon Shqipëria… Sylvinho pritet të ketë 4-5

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e sotme sërish në fushë në Stokholm përballë Suedisë, në përpjekje për të rregulluar imazhin e takimit të parë miqësor, atë me Kilin pak ditë më parë, ku u mundëm me shifrat 0-3. 

Kuqezintjë kanë mbyllur seancat stërvitore, madje dje kanë kryer atë zyrtaren në stadiumin “Friends Arena”, ku sot, në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja. Priten disa ndryshime në formacionin e Sylvinhos, siç edhe e paralajmëroi vetë trajneri në konferencën e djeshme për shtyp.

Në seancën e fundit stërvitore ai i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, përfshirë edhe portierin Etrit Berisha, që mungoi ndaj Kilit. “Gardiani” i Empolit pritet që të vihet mes shtyllave, duke zëvendësuar Thomas Strakoshën, i cili luajti në takimin me Kilin.

Ndryshime pritet që të ketë dhe në mbrojtje, me gjasa do të aktivizojë Ivan Balliun në anën e djathtë, për të lënë Hysajn pushim, pasi në krahun tjetër konfirmohet titullar Mario Mitaj. Në qendër pritet që të rikthehet titullar pas një viti me Kombëtaren, Marash Kumbulla, i cili do të formojë dyshen e qendrës bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti.

Në mesfushë, Kristian Asllani dhe Ylber Ramadani do të formojnë dyshen para mbrojtjes, si në Parma. Më të avancuar pritet të jenë Arbër Hoxha nga e majta, Ernest Muçi në qendër dhe Arbnor Muçolli nga e djathta. Në majën e sulmit këtë herë do ta nisë si titullar Armando Broja.

Ky është një formacion paraprak lidhur me ato që mud të kuptohen nga provat që trajneri ka bërë në këto ditë stërvitjeje përgatitore, ndërkohë që formacionin zyrtarë Sylvinho do ta përpilojë vetëm sot.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll