Sport

Ja pse Dani Alves nuk ka mundur të paguajë ende garancinë prej një milion eurosh…

Braziliani, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg në shkurt, mbetet në paraburgim

25 Mars 2024, 11:17 Nga DOSJA
Ja pse Dani Alves nuk ka mundur të paguajë ende garancinë prej

SPANJE - 'Mundo Deportivo' zbulon, këtë të hënë, arsyet pse Dani Alves ende nuk ka mundur të paguajë garancinë prej një milion eurosh që iu caktua megjithë karrierën e suksesshme futbollistike që ka pasur për më shumë se një dekadë, me periudha në klube si Barcelona, apo PSG.

Sipas të njëjtit burim, Dani Alves, i arrestuar që nga janari i vitit të kaluar, nuk mund të hyjë në llogaritë e tij bankare në Brazil për shkak se ajo është e ngrirë, si pasojë e mospagimit të pensioneve për ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Më tej, braziliani ka edhe dy llogari në Spanjë, por gazeta katalanase garanton se njëra prej tyre nuk ka para dhe se tjetra ka një bilanc prej 51 mijë eurosh, “një pjesë e vogël e asaj që i nevojitet”.
Vlen të përmendet se gjykata spanjole i dha lirimin me kusht Dani Alves të mërkurën e kaluar. 

Futbollisti, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një të reje në një klub nate katalanase më 31 dhjetor 2022, do të duhet të paguajë një garanci prej një milion eurosh, përveçse nuk mund t'i afrohet viktimës dhe duke u detyruar të dorëzojë të dyja pasaportat, atë spanjole dhe braziliane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll