Sport

Cancelo në sulm: "Guardiola tha gënjeshtra, City është mosmirënjohës ndaj meje"...

Anësori, tashmë i huazuar në Katalonjë, nuk është aspak i dashur për “Qytetarët, të cilët sipas tij janë favoritë për të fituar Champions League.

25 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Cancelo në sulm: "Guardiola tha gënjeshtra, City është

ANGLI - Ai i tha lamtumirë Manchester Cityt papritmas në janar të një viti më parë për t'u drejtuar te Bayern Munich. Një ndërprerje gjashtëmujore përpara se të mbërrinte në Barcelonë, ku ai krijoi një vend si titullar. 

Po flasim për Joao Cancelo, i cili kaloi tre vite e gjysmë intensive te Citizens, më pas i ndërprerë për shkak të marrëdhënies së tij të prishur me Pep  Guardiolën. 

Mbrojtësi i krahut, ish-Juve dhe Inter, foli pikërisht për këtë aspekt në një intervistë me kolegët e ‘A Bola’, e cila bëri bujë: "Si reagova ndaj kritikave të Guardiolës që më tha se isha shok i keq? Janë gënjeshtra! Mund të pyesë Aké o Rico. Unë nuk kam pasur ndonjë kompleks superioriteti ndaj tyre. Por nëse ju mendoni kështu...". 

Lojtari i lindur në vitin 1994, i cili në Itali ngriti një ‘Scudeto’ dhe një Superkupë italiane nën urdhrat e Juventusit (sezoni 2018-2019), ka edhe disa për Manchester City: "Disa deklarata publike më kanë shqetësuar, - shtoi anësori tani në Spanjë.

Klubi ishte mosmirënjohës ndaj meje, unë kam qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për të gjithë periudhën që kam luajtur për ta. Nuk kam dështuar kurrë në angazhimin tim ndaj klubit, ndaj tifozëve, duke dhënë gjithçka. Jam i sinqertë, nuk gënjej kurrë. City janë ende favoritët për të fituar Champions League”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll