Sport

E FUNDIT/ Fyerje, ndalohet ndeshja, tifozë të përjashtuar: SHBA fiton Ligën e Kombeve

Fitorja kundër Meksikës u la në hije nga disa ofendime të tifozëve, që u përjashtuan nga stadiumi.

25 Mars 2024, 11:43 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Fyerje, ndalohet ndeshja, tifozë të përjashtuar: SHBA

SHBA - Shtetet e Bashkuara fituan Ligën e Kombeve CONCACAF duke mposhtur 2-0  Meksikën në finale, me golat e Tyler Adams (45') dhe Giovanni Reyna (63').

Fatkeqësisht, ndeshja që u zhvillua në Arlington, në shtetin e Teksasit, u karakterizua nga disa ofendime diskriminuese te disa tifozëve, të cilat bënë që loja të ndërpritet tre herë. Për këtë arsye disa persona janë dëbuar nga stadiumi.

“Është jashtëzakonisht zhgënjyese që kjo çështje vazhdon të jetë problem në disa ndeshje, veçanërisht në kontekstin e dy viteve të ardhshme, të cilat paraqesin një mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e sportit në rajonin tonë”,- tha CONCACAF, në një kohë kur Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po përgatiten të organizojnë Kupën e Botës 2026.

Shtetet e Bashkuara mbeten fituesja e vetme e Ligës së Kombeve. Ky ishte edicioni i tretë i kompeticionit, i cili filloi në sezonin 2019/20.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll