Sport

Toni Kroos flet për të ardhmen e tij te Real Madridi dhe hap derën për Mbappé...

Toni Kroos flet për të ardhmen e tij te Real Madrid: “Më duhet ta marr vendimin brenda një ose dy muajsh”

25 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Toni Kroos flet për të ardhmen e tij te Real Madridi dhe hap

SPANJE - Toni Kroos, futbollisti 34-vjeçar të cilit i përfundon kontrata me Real Madridin këtë sezon, ka bërë një rikthim madhështor në kombëtaren gjermane.

Mesfushori nga Greifswald foli për të ardhmen e tij pas fitores 0-2 të Gjermanisë kundër Francës në Lyon. “Është vendimi që duhet të marr në një ose dy muajt e ardhshëm me Real Madridin dhe më pas do të shohim”,- tha Kroos në TVE kur u pyet për të ardhmen e tij.

Vetëm katër ditë më parë Tony Kroos shpjegoi për vazhdimësinë e tij në Real Madrid se "nuk ka asnjë problem (me Madridin). Të shohim, do të flasim përsëri, nëse komunikimi do të jetë i njëjtë apo jo, unë ende nuk e di. Jam ende në procesin e vendimmarrjes.

Toni Kroos flet për të ardhmen e tij te Real Madridi dhe hap

Marrëdhëniet mes meje dhe klubit janë shumë të mira për të mos pasur probleme, dhe mendoj se të dyja palët janë shumë të relaksuara dhe ne mund të jemi gjithashtu. Për shkak se ne jemi duke bërë mirë në sezon, besoj se do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët."

"E ardhmja e Mbappe? Nëse nuk e di edhe ai, si mund ta di unë? Ne duam lojtarët më të mirë te Madrid dhe ai është pa dyshim një prej tyre. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë trofe. Do të ishte mirë për të të ishte te Madridi, por mendoj se tashmë kemi një ekip të mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll