Sport

Probleme të rënda ekonomike për Cafu: vila 7 milionëshe del në ankand…

Sipas UoL, ish-lojtari i Romës dhe Milanit, ka borxhe mbi 3 milionë euro: kjo është arsyeja pse vila e Baruerit do të dalë në ankand.

25 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Probleme të rënda ekonomike për Cafu: vila 7 milionëshe del

BRAZIL - Cafu është në telashe për një borxh prej mbi 3 milionë eurosh: siç shkruajnë në Brazil, ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, duhet t'u shlyejë kreditorëve 17.7 milionë rea braziliane, që korrespondojnë me afërsisht 3.3 milionë euro. 

Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe lojtarëve në botën e futbollit. Më e rënda nga borxhet e Cafu është një banke, Banco Industrial, së cilës i ka 777.000 euro.

Kjo është arsyeja pse, sipas UoL, ai do të detyrohet të nxjerrë në ankand vilën Barueri (në shtetin e Sao Paulo), e cila ka një vlerë prej 7.4 milionë euro: thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk është shitet, do te rikthehet ne ankand per gjysmen e çmimit. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mbulojë borxhet e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll