Sport

Tudor prezantohet te Lazio: "Rezultatet do të jenë ato që do të më vlerësojnë"…

Trajneri kroat 45-vjeçar e di se nëse nuk arrin rezultate do të largohet nga klubi

24 Mars 2024, 11:30 Nga DOSJA

Tudor prezantohet te Lazio: "Rezultatet do të jenë ato që do

ITALI - Ishte dita e Igor Tudor… Dje, trajneri i ri i Lazios është prezantuar zyrtarisht para medias, edhe pse kishte disa ditë që kishte nisur nga pune. Ai ka folur për gjendjen e skuadrës, duke u shprehur se do të jenë rezultatet ato që do të përcaktojnë dhe vlerësojnë punën e tij.

“Diferencën e bëjnë lojtarët dhe shoh që shumë prej tyre këtu janë të fortë",- tha kroati 45-vjeçar, kontrata e të cilit me vendin e 9-të në Serie A është e vlefshme deri në 30 qershor 2025.

"Kohëzgjatja e kontratës nuk është e rëndësishme. Nëse nuk bëj një punë të mirë, mund të shkoj nesër në shtëpi. Nëse puna ime është mirë, qëndroj. Përndryshe, vazhdoj rrugën time. Pse e pranova ftesën? Ka pak trajnerë në botë që do t'i thoshin 'jo' Lacios”, theksoi ai.

"Zgjedhja e Tudorit nuk u diktua nga nevoja, por u konsiderua e nevojshme pas një ngjarjeje të paparashikuar dhe besoja se ai ishte personi i duhur për të drejtuar ekipin tonë. Ai ka kërkesat e duhura për të përfituar më së miri nga cilësitë e lojtarëve tanë, si në aspektin taktik ashtu edhe në motivim, në një kohë kur skuadra ka pasur disa mangësi të lidhura me mungesën e ndërgjegjësimit për aftësitë e tij,"- u shpreh Claudio Lotito, presidenti i Lazios, gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Biancocelestes, Igor Tudor. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll