Sport

Benfica dhe Aston Villa në garë për sulmuesin e Kosovës, rumunët fërkojnë duart...

Sipas 'iAMsport.ro', Benfica po ecën përpara me 8 milionë euro për Albion Rrahmanin, lojtarin 23-vjeçar të ‘Dardanëve’ që luan me Rapid Bukureshtin.

24 Mars 2024, 11:26 Nga DOSJA

Benfica dhe Aston Villa në garë për sulmuesin e Kosovës,

RUMANI - Albion Rrahmani, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Rapid Bukureshti, është vendosur edhe një herë në radarin e Benficas këtë të shtunë.

Sipas informacioneve të siguruara nga 'iAMsport.ro', Benfica është e gatshme dhe ka bërë një propozim prej 8 milionë eurosh për të garantuar nënshkrimin e sulmuesit 23-vjeçar, i cili këtë sezon ka shënuar tashmë 14 gola dhe tre asistime në 16 ndeshje të luajtura për skuadrën rumune.

Megjithatë, i njëjti burim shton se ‘të kuqtë’ nuk janë të vetëm në debat për sulmuesin kosovar, pasi edhe Aston Villa ka shfaqur interesim për shërbimet e Albion Rrahmanit, duke qenë e gatshme të rrisë ofertën e saj nga 8 në 11 milionë euro, kjo për shkak të interesimit të supozuar të Benficas për këtë lojtar.

Burime të cituara nga 'iAMsport.ro' raportojnë se "drejtuesit e klubit nuk do të shikojnë (ndryshimin) tre milionë euro, nëse lojtari zgjedh të luajë në Portugali për Benfica".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll