Aktualitet

Dibër/ Shkarkojnë mësuesen e Anglishtes, maturantët bojkotojnë mësimin (Video)

6 Mars 2019, 17:12 Nga DOSJA
Dibër/ Shkarkojnë mësuesen e Anglishtes, maturantët

Dibër– Gjimnazistët e shkollës së mesme në Peshkopi kanë braktisur mësimin pasi Drejtoria Arsimore Dibër ka shkarkuar mësuesen që jepte lëndën e Anglishtes në shkollën e tyre. Sipas maturantëve ky vendim është i pa drejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ata i kanë drejtuar edhe një peticion Drejtorisë Arsimore Dibër ku kërkojnë rikthimin e mësueses së tyre në detyrë.

“Zyshën tonë e kanë hequr nga puna. Ajo ishte një nga mësueset më të mira. Kemi dalë këtu që të kundërshtojmë këtë vendim pasi është krejtësisht i padrejtë.

Mësueses i kanë thënë që do ta transferojnë në një fshat të largët, në Mustafe. Ne do t’i dërgojmë Drejtorisë Arsimore dy kërkesa dhe do të vijojmë bojkotimin e mësimit. Nuk pranojmë që të na pushohen nga puna mësuesit dy muaj përpara mbarimit të shkollës, për më tepër që jemi edhe maturantë,”– shprehen nxënësit.

Mësuesja në fjalë, Fatbardha Miftari ka 12 vite punë në arsim dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin “Said Najdeni” në Peshkopi .

Në urdhrin e largimit thuhet: Drejtoria e shkollës Mustafe ka kërkuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies, pasi mësuesja ekzistuese nuk ka kualifikim pas/universitar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber fatbardha miftari gjimnazi said nejdini nxenesit braktisin mesimin peshkopi transferimi i mesueses ne peshkopi diber fatbardha miftari gjimnazi said nejdini nxenesit braktisin mesimin peshkopi transferimi i mesueses ne peshkopi

Sondazh

Poll