Aktualitet

Bluzat e bardha me dy diploma, Manastriliu: Jo më punësime në dy profesione, të zgjedhin një

6 Mars 2019, 10:33 Nga DOSJA
Bluzat e bardha me dy diploma, Manastriliu: Jo më punësime në dy

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar se një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk ka të bëjë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme në të njëjtën kohë.

“Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër. Ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhërat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.”, thuhet në sqarimin e ministrisë. 

Në relacion shpjegohet:  ‘Nga urdhrat profesionistë  është  ngritur  shpeshherë  shqetësimi  që  persona  të  ndryshëm  kanë  më  shumë  se  një  profesion  në  fushën  e  shëndetësisë,  duke  e  bërë  kështu  fiktiv  ushtrimin  e  dy  ose  më  shumë  profesioneve.  Për  këtë  arsye  është  propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar’.

Pak javë më parë pas ngjarjeve të dhunimit të mjekëve, Manastirliu firmosi urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për aksesin e vizitorëve në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend. Në këtë urdhër të ri janë vendosur edhe oraret e reja të vizitave në spitale.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dypunësimi i mjekëve ogerta manastitliu propozimet ne ligjin e kujdesit shëndetësor dypunësimi i mjekëve ogerta manastitliu propozimet ne ligjin e kujdesit shëndetësor

Sondazh

Poll