Aktualitet

Kënd sportiv brenda kopshtit në Elbasan, Balla: Projekti të shtrihet në të gjitha trevat shqiptare

6 Mars 2019, 10:30 Nga DOSJA
Kënd sportiv brenda kopshtit në Elbasan, Balla: Projekti të

ELBASAN- Në kopshtin nr. 9  u ndërtua një kënd i ri sportiv konform të gjitha standardeve. Ndërtimi i këtij këndi sportiv u bë i mundur falë bashkëpunimit të “Fondacionit Lorik Cana 5”, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Elbasanit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte iniciatori që ky projekt të shkonte në qytetin e Elbasanit, menjëherë pas një projekti të ngjashëm në Shkodër.

Në ceremoninë e inaugurimit të këtij këndi sportiv morën pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana, presidenti i FSH-së Armando Duka dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Në fjalën e tij, Balla tha është e rëndësishme që ky projekt të vijojë edhe në Maqedoni, në Preshevë, në Mal të Zi, sepse Shqiptarët janë një popull që kanë treguar që futbollin e ushtrojnë më së miri.

Kjo ide ishte burim i një kafeje me Lorikun. Ky projekt po shtrihet në të gjitha trevat mbarëshqiptare. Nuk është vetëm në Shqipëri, është edhe në Kosovë. Do të doja që shumë shpejt të vijonte edhe në Maqedoni, në Preshevë, në Mal të Zi sepse shqiptarët janë një popull që kanë treguar që futbollin e ushtrojnë më së miri.Jemi shumë krenarë për ata shqiptarë, pavarësisht bluzës që mbajnë, qoftë për Kombëtaren e Shqipërisë, të Kosovës, për kombëtare të tjera ku luajnë shqiptarët.Por sigurisht edhe për djemtë e vegjël të Elbasanit dhe vajzat ta kenë Lorik Canën si model dhe unë jam i sigurtë që një djalë apo vajzë që luan këto ditë këtu, pas disa vitesh do të jetë kapiten i kombëtares tonë.

Taulant Balla

Ndërsa, Lorik Cana në fjalën e tij, shpjegoi iniciativën e tij dhe synimet për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve, të cilët kanë pasion sportin.

Nuk ka qenë e lehtë të zgjedhim mënyrën më të mirë se si mund të promovojmë vlerat e sportit në vendin tonë. Sporti është një nga elementët që ka sjellë vetëm kënaqësi në vendin tonë dhe në momentet më të vështira të vendit tonë ka qenë gjithmonë shpresë dhe mënyrë jetese dhe ka sjellë në dritë figura të shquara.

Lorik Cana

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan lorik cana ndertimi i kendit sportiv taulant balla elbasan lorik cana ndertimi i kendit sportiv taulant balla

Sondazh

Poll