Aktualitet

Jehona e protestave/ARD gjermane: Mijëra shqiptarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama

6 Mars 2019, 13:12 Nga DOSJA
Jehona e protestave/ARD gjermane: Mijëra shqiptarë kërkojnë

Tiranë: Media gjermane ARD ka bërë së fundmi një shkrim për situatën politike në vend.  Kjo media shkruan se mijëra qytetarë shqiptarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.

Protestestuesit e akuzojnë qeverinë sicialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. Ata, gjithashtu, deklarojnë se këta politikanë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. Rama eshtë në detyrë që prej 2013 dhe në 2017 ai mori një mandat të dytë.”, shkruan ARD-ja. 

Në shkrim thuhet vendi jonë  është ndër vendet më të varfra të Europës dhe  shpreson të hapë ketë vit bisedimet për anëtarësim në BE.

Shkrimi i plotë:

Mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën para parlamentit për të protestuar kundër qeverisë se kryeministrit Rama. BE tenton të ndërmjetësojë.

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë mijëra protestues rrethuan  parlamentin për të detyruar dorëheqjen e qeverisë. Një kontingjent i madh i policisë bllokoi me tel me gjemba perimetrin e godinës. Gjatë këtyre javëve ka patur disa demonstrata. Në një prej tyre pati edhe dhunë. Protestuesit hodhën sende të forta drejt policisë e cila reagoi me gaz lotsjellës. 

Akuza për korrupsion kundër Kryeministri Rama.

Protestestuesit e akuzojnë qeverinë sicialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. Ata, gjithashtu, deklarojnë se këta politikanë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkojnë formimin e një qeverie teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të reja. Rama eshtë në detyrë që prej 2013 dhe në 2017 ai mori një mandat të dytë.

BE apelon për dialog

Në protestë kundër qeverisë, deputetët e opozitës dorëzuan mandatet parlamentare. BE e kritikoi këtë. “Dorëzimi i mandateve pengon funksionimin e parlamentit, është kundër vullnetit të votuesve dhe është kontraproduktive” deklarua Përfaqsuesja e Politikës së Jashtme Mogerini dhe komisioneri Hahn. Ata i bënë thirrje opozitës dhe qeverisë të përfshihen në një dialog konstruktiv me kundërshtarët politikë. 

Shqipëria me 2,9  milion banorë, është ndër vendet më të varfra të Europës. Vendi  shpreson të hapë ketë vit bisedimet për anëtarësim në BE.

Burimi: ARD

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve të deputetëve edi rama media gjermane ard protestat e opozites djegia e mandateve të deputetëve edi rama media gjermane ard protestat e opozites

Sondazh

Poll