Aktualitet

U lirua nga detyra, flet Auron Tare: E kërkova vetë që në dhjetor, do iki në UNESCO

6 Mars 2019, 13:42 Nga DOSJA
U lirua nga detyra, flet Auron Tare: E kërkova vetë që në

TIRANË- Ditën e sotme ka bërë xhiron e portaleve lajmi se është liruar nga detyra Auron Tare, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdeteve.

Mediat online e trajtuan lirimin nga detyra si një pakënaqësi nga qeveria socialiste për punën e Tares në krye të kësaj agjencie.

Në një prononcim për Dosja.al, vetë Tare sqaron se është larguar nga detyra me dëshirën e tij, pasi do të shkojë me një tjetër detyrë të caktuar nga shteti shqiptar, jashtë Shqipërisë, në UNESCO.

Tare thotë se kërkesën për t’u larguar nga detyra e ka dorëzuar që në dhjetor, ndërsa sot është bërë vetëm firmosja.

“Unë kam kërkuar që të largohem. Kërkesa ime është depozituar në dhjetor dhe është firmosur tani. Arsyet e largimit lidhen me një tjetër pozicion. Do të emërohem në një detyrë jashtë Shqipërisë, në UNESCO.”-tha Tare për Dosja.al.

Auron Tare ka që prej vitit 2014 në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Me krijimin e kësaj Agjencie, u vunë objektivat që agjencia të zgjerohej. Tare shkoi në këtë detyrë me një eksperiencë të suksesshme në Parkun Kombëtar të Butrintit ku punoi nga 1999 deri në vitin 2005, ku punoi për rritjen e numrit të turistëve dhe në mbrojtjen dhe menaxhimin e këtij parku.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia kombetare e bregdetit auron tare shqiperia ne unescko agjencia kombetare e bregdetit auron tare shqiperia ne unescko

Sondazh

Poll