Aktualitet

Akuzohet se vrau barbarisht të ëmën, djali mohon gjithçka në polici: Vdiq aksidentalisht

6 Mars 2019, 15:07 Nga DOSJA
Akuzohet se vrau barbarisht të ëmën, djali mohon gjithçka

Korçë– Në dëshminë e tij të dhënë përpara Policisë Nesim Demollari ka mohuar të ketë vrarë nënën e tij, Nazime Demollari. Dosja.al mëson se 64-vjeçari, i cili akuzohet të ketë mbytur nënën e tij për vdekje ka deklaruar para autoriteteve se 84-vjeçarja ka vdekur aksidentalisht dhe jo si pasojë e dhunës së ushtruar nga ai, ditën e 4 marsit.

Ndodhesha në shtëpi dhe nëna ime u përpoq të ngrihej nga shtrati pasi ishte e sëmurë. Ajo u rrëzua dhe u godit keq. U përpoqa ta ndihmoja dhe pashë se ajo nuk po jepte shenja jete, as frymë nuk merrte. Në ato momente telefonova vëllain tim, i cili jeton në Tirani. Isha i trembur, nuk dija çfarë të bëja. I kërkova atij që të lajmëronte njerëz dhe të dërgonte dikë sepse mamaja kishte vdekur. Nuk e vrava unë, nuk është e vërtetë që ajo vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga unë. Ajo u rrëzua dhe gjeti vdekjen si pasojë e kësaj,”- është shprehur 64-vjeçari para grupit hetimor.

Ndërkohë sipas burimeve zyrtare, Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe e moshuara Demollari ka vdekur si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë dhe trup. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e së moshuarës u konstatuan hematoma të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kjo gjë vërteton se Nazime Demollari është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.

Në fytyrën e të ndjerës u konstatuan gjithashtu hematoma ndërsa në qafë shenja të nxirash dhe gërvishtje.

Krimi brenda familjes ndodhi ditën e 4 marsit, në lagjen 13 të qytetit të Korçës. Nazime jetonte vetëm me të birin, pas divorcit të këtij të fundit. Vrasja erdhi pas një grindeje nënë e bir, teksa ky i fundit i kërkonte shpesh para të moshuarës për alkol. (Lexo këtu)

Fqinjët dhe halla e autorit treguan para kamerave se 64-vjeçari konsumonte pije alkoolike dhe kur kthehej në shtëpi ushtronte dhunë mbi të ëmën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen krim brenda familjes nazime demollari nesim demollari vrasje ne korce djali vret nenen krim brenda familjes nazime demollari nesim demollari vrasje ne korce

Sondazh

Poll