Aktualitet

“Volvo 4”/ Lirohen nga burgu ‘Nita’ dhe Sulejmani, anëtarët e “Bandës së Shijakut”

6 Mars 2019, 16:06 Nga DOSJA
“Volvo 4”/ Lirohen nga burgu ‘Nita’ dhe Sulejmani,

TIRANE-Dy persona që u arrestuan në kudër të operacionit “Volvo 4” kanë lënë sot qelinë. Dosja.al mëson se Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu Orges Jahelezin i njohur ndryshe edhe si Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana dhe Saimir Sulejmanin nga Fieri, të akuzuar për trafik droge.

“Nita” dhe Sulejmani u arrestuan si pjesë e grupit të Shijakut, në shtator të vitit të kaluar si pjesë e operacionit ‘Volvo-4’. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 27 persona brenda një dite si pjesë e “Bandës së Shijakut” dhe të Lezhës, mes tyre edhe dy ish- deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Ndoka dhe Çuko aktualisht ndodhen në arrest shtëpie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan elezi nita orges jahelezi saimir sulejmani sulejmani volvo 4 artan elezi nita orges jahelezi saimir sulejmani sulejmani volvo 4

Sondazh

Poll