Aktualitet

U konfliktuan fizikisht me punonjësin e karburantit për motive të dobëta, shoqërohen në komisariat dy persona në Durrës

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në lagjen 17/1, për motive të dobëta.

23 Mars 2024, 15:23 Nga S.B
U konfliktuan fizikisht me punonjësin e karburantit për motive të
foto ilustruese

DURRËS- Dy persona janë konfliktuar fizikisht me punonjësin e një karburanti në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në lagjen 17/1, për motive të dobëta.

Policia ka shoqëruar në komisariat 42 dhe 46-vjeçarin. Vijon ende puna për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

durres konflikt

Sondazh

Poll