Aktualitet

EMRI/ Plagosja e 36-vjeçarit në Shijak, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Policia ditën e sotme ka dalë me një njoftim të ri ku ka zbuluar se është vënë në pranga 27-vjeçarin, Albano Domi i cili është pronar i dyqanit ku ndodhi konflikti. Gjithashut bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

23 Mars 2024, 11:53 Nga N.F
EMRI/ Plagosja e 36-vjeçarit në Shijak, arrestohet
Foto ilustruese

SHIJAK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit në Shijak. Policia ditën e sotme ka dalë me një njoftim të ri ku ka zbuluar se është vënë në pranga 27-vjeçarin, Albano Domi i cili është pronar i dyqanit ku ndodhi konflikti. Gjithashut bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit. Mësohet se Domi ështe konflktuar me dy te shpallur në kërkim ku më pas ka agravuar situata duke sjellë edhe përdorimin e armëvë ku u plagos 36-vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Shijak/Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit. Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi ngjarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit, gjatë konfliktit. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve që plagosën me armë 36-vjeçarin, i cili ndodhej në dyqan, gjatë konfliktit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në një dyqan për pjesë këmbimi, në Shijak, arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj (pronari i dyqanit ku ndodhi ngjarja).

Po në vijim të veprimeve hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit A. H. dhe Xh. P. janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A. D., dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. D., i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.

Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, shtetasi A. D. iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, shtetasve A. H. dhe Xh. P. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. D. (pronari i dyqanit).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për shtetasin A. D., për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe për shtetasit A. H. dhe Xh. P., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.

shijak palgosje arrestim policia

Sondazh

Poll