Aktualitet

Një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht dhe është në kërkim pasi dyshohet se i ka vjedhur një 45-vjeçari 5 krerë bagëti të imta. Ndërsa një 44-vjeçar banues në Bitola në Maqedoninë e Veriut është proceduar penalisjt pasi ka kanosur me fjalë një 31-vjeçar banues në fshatin Podgorie.

23 Mars 2024, 13:26 Nga S.N
Një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë
Foto Ilustrim

KORÇË- Një person është arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Një 32-vjeçar është vënë në pranga në bulevardin “Republika" në Korçë pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin. Pas verifikimeve rezultoi se 32-vjeçari me inicialet K.ZH drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për një 14-vjeçar banues në fshatrin Petrushë në Pogradec ka filluar hetimi në gjendje të lirë, pasi drejtonte një motomjet pa leje dhe është përplasur me një automjet. Ndërsa një 57-vjeçar në fshatin Proptisht të Pogradecit është proceduar penalisht pasi ka kanosur me fjalë nëj 60-vjeçare.

Një 34-vjeçar është proceduar penalisht dhe është në kërkim pasi dyshohet se i ka vjedhur një 45-vjeçari 5 krerë bagëti të imta. Ndërsa një 44-vjeçar banues në Bitola në Maqedoninë e Veriut është proceduar penalisht pasi ka kanosur me fjalë një 31-vjeçar banues në fshatin Podgorie.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Zh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin "Republika", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip "Benz", të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi motomjeti që drejtonte pa leje, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin K. M.. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 57 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 60-vjeçare.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë puna për kapjen e shtetasit D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Dardhas, i ka vjedhur 5 krerë bagëti të imëta, një 45-vjeçari.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 44 vjeç, banues në Bitola, Maqedoni e Veriut, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 31-vjeçar, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

policia korce

Sondazh

Poll