Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Tiranë, iu jetën 1100 fara canabisi me qëllim shitjen

Nga kontrollet në automjetin e 32-vjeçarit ku pasagjet ishte 34-vjeçari, u gjetën 1100 fara canabisi me qëllim shitjen. Ndërsa në banesën e 34-vjkeçarit u gejtën dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio plicie.  

23 Mars 2024, 12:37 Nga S.N
Arrestohen 2 persona në Tiranë, iu jetën 1100 fara canabisi me
Foto Ilustrime

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në lagjen “Vasil Shanto” në Tiranë. Një 34-vjeçar me inicialet A.D dhe një 32-vjeçar me inicialet L.GJ u kapën në flagrancë në kuadër të operacionit “Gjurmimi”.

Nga kontrollet në automjetin e 32-vjeçarit ku pasagjet ishte 34-vjeçari, u gjetën 1100 fara canabisi me qëllim shitjen. Ndërsa në banesën e 34-vjkeçarit u gejtën dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio plicie.  

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit A. D., 34 vjeç dhe L. Gj., 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia tirane arrestime fara canabis

Sondazh

Poll