Aktualitet

EMRI/ 15 mijë paund në qese plastike, burgoset 38-vjeçari shqiptar i futur ilegalisht në Angli: Ua kisha borxh bandave, do bashkohesha me gruan dhe fëmijët

Rusten Gjoni u arrestua ps veprimee të dyshimta ku më pasu iu zbuluan në një qesë plastike 15,000 £. Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë. 38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.

23 Mars 2024, 12:57 Nga N.F
EMRI/ 15 mijë paund në qese plastike, burgoset 38-vjeçari
Rusten Gjoni

ANGLI- Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet britanike. Rusten Gjoni u arrestua ps veprimee të dyshimta ku më pasu iu zbuluan në një qesë plastike 15,000 £. Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë. 38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.

Në polici Gjoni është shprehur se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se kishte hyrë në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vjet.

Shqiptari refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë ndërsa tha se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil. Sa i përket parave ai tha se 15,000 £ ia kishin dhënë hua miqtë. I pandehuri u deklarua fajtor për hyrjen e paligjshme në Britani më 27 nëntor të vitit të kaluar ku u burgos për gjashtë muaj. 

 

angli arrestim kontrabande

Sondazh

Poll