23 Mars 2024, 13:14
Nga S.B
Megi Pojani
TIRANË- Moderatorja Megi Pojani ka ndarë me publikun një rast ku ajo është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga një pronar televizioni. Në podkastin “MeKast” të cilin e bashkëmoderon me motrat e saj, ajo është treguar e hapur në lidhje me eksperiencat e saj me meshkujt në ambientet e punës.
Megi vuri në dukje faktin se i pëlqen të punojë më shumë me gjininë e kundërt sesa me gratë dhe vajzat, pasi ata japin më shumë energji pozitive dhe dinë të kontrollojnë stresin në punë. Megi tregon se shpesh meshkujt që e rrethonin në punë i kanë bërë komplimente por ajo nuk i ka marrë si ngacmime përveç një rasti të cilin e ndan nga të tjerët.
“Më shkruan në Instagram pronari i një televizioni dhe ai është emër shumë i njohur. Më tha se stafi vdes për ty dhe intervista i pëlqeu shumë dhe se donte të më takonte.” tha Megi.
Me ftesat e shumta për darkë Megi shprehet se vendosi ta takojë për drekë në një restorant dhe ajo që e kishte habitur ishte fakti se personi në fjalë i kishte kërkuar një takim në një restorant pa shumë njerëz. Sipas saj takimi nisi çuditshëm me pronarin e televizionit që i tregonte rreth parave të tij dhe pasurisë që posedonte.
“Ishte takimi më i çuditshëm në jetë. Kulmi ishte kur më pyeti në mënyrë të pakontrollueshme për motrat duke më ofruar mundësi pune për to. Ai po bënte premtime të jashtëzakonshme dhe ishte ofertë tunduese. Ne po hanim drekë dhe ai thonte: a do hamë darkë sot? Ishte shumë tendencioz dhe i pështirë me mimikat që bënte.” shtoi ajo.
Pojani gjithashtu tregoi se menjëherë pas darkës personi në fjalë i dërgoi një mesazh të gjatë ku i shprehte se sa mirë kishin kaluar së bashku, por ajo vendosi të mos i kthejë përgjigje sepse tashmë e kishte kuptuar qëllimin e tij.
“Më shkruajti sërish dhe më tha: sa inat që po më vjen, sa do doja të ishim bashkë për darkë, mjafton vetëm të më thuash dhe unë vij” përfundon Megi.
megi pojani ngacmim seksual
Aktualitet
23 Mars 2024, 12:57
N.F
Rusten Gjoni
ANGLI- Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet britanike. Rusten Gjoni u arrestua ps ve...
Aktualitet
23 Mars 2024, 12:42
N.F
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e inspektorit polic...
Aktualitet
23 Mars 2024, 12:37
S.N
Foto Ilustrime
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në lagjen “Vasil Shanto” në Tiran&eum...
Aktualitet
23 Mars 2024, 12:26
S.N
Jahti luksoz
VLORË- Në portin e Vlorës këtë mengjes ëshët ankoruar një jaht luksozoh me helikopter në bord. Ja...
Aktualitet
23 Mars 2024, 11:53
N.F
Foto ilustruese
SHIJAK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit në Shijak. Policia ditën e sotme&...
Aktualitet
23 Mars 2024, 11:32
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Pa...
Aktualitet
23 Mars 2024, 10:27
S.B
foto nga arrestimi
DURRËS- Kapet dhe arrestohet një 28-vjeçar në Durrës pasi tentoi të vidhte një makinë. M&...
Aktualitet
23 Mars 2024, 10:18
S.N
Foto Ilustrim
ELBASAN- Dy peraon janë vënë në prangat e policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 t&eum...
Aktualitet
23 Mars 2024, 10:07
N.F
TIRANË- Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard &...
Aktualitet
23 Mars 2024, 09:16
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një automjet tip "Fuoristradë" e një shqiptari ka shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berli...