Art&Argëtim

"Bëra një postim idiot"/ Blake Lively i kërkon ndjesë Kate Middleton

Pas publikimit të videos me rrëfimin tronditës të Princeshës së Uellsit për shëndetin e saj, aktorja Blake Lively kërkoi falje publike për një koment që kishte bërë pak ditë më parë.

23 Mars 2024, 12:24 Nga S.B
"Bëra një postim idiot"/ Blake Lively i kërkon
Blake Lively dhe Kate Middleton

SHBA- Lajmi se Kate Middleton është diagnostikuar me kancer u kthye në kryesorin e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale. Pas publikimit të videos me rrëfimin tronditës të Princeshës së Uellsit për shëndetin e saj, aktorja Blake Lively kërkoi falje publike për një koment që kishte bërë pak ditë më parë.

Me anë të një Story në Instagram, aktorja hollivudiane shkroi: Jam e sigurt që askujt nuk i intereson sot, por më duhet ta pranoj. Bëra një postim të pakëndshëm për "fotoshopin e dështuar" dhe ky postim më ka bërë të ndihem i përulur sot, duke dërguar dashurinë time dhe urimet më të mira për të gjithë.

"Bëra një postim idiot"/ Blake Lively i kërkon
Blake Lively

Lively i referohet zhurmës së shkaktuar së fundmi nga një foto e Middleton dhe tre fëmijëve të saj të edituar. Mes atyre të artit që kanë nxituar të mbështesin dukeshën është edhe aktorja e njohur Olivia Munn, e cila javën e kaluar foli për betejën e saj me kancerin.

"Bëra një postim idiot"/ Blake Lively i kërkon
Kate Middleton

blake lively kate middleton

Sondazh

Poll