Art&Argëtim

Pranoi hapur identitetin e tij seksual 14 vite më parë, Ricky Martin zbulon se kush e ndihmoi të merrte vendimin

Jo shumë kohë më parë, Martin i ishte referuar sërish daljes që kishte bërë rreth 14 vjet më parë.

23 Mars 2024, 11:21 Nga S.B
Pranoi hapur identitetin e tij seksual 14 vite më parë, Ricky Martin
Ricky Martin

SHBA- Këngëtari Ricky Martin ka treguar se njeriu që e shtyu të fliste hapur për identitetin e tij seksual ishte babai i tij. Gjatë një interviste në "Andy Cohen Live" të SiriusXM, këngëtari 52-vjeçar pranoi se më në fund ishte në gjendje të fliste hapur për jetën e tij personale në vitin 2010 pas këshillave të babait të tij, Enrique.

Siç ka theksuar në raportin e tij, babai i kishte thënë: Çfarëdo të bësh, a do t'i mësosh fëmijët të gënjejnë? Duhet të jesh i hapur. Duhet të zbulosh veten. Unë dua të të ndihmoj.

Përgjigja ndaj babait të tij atëherë ishte siç tha Ricky Martin: Mirë, babi, unë jam duke punuar për të. Më jep pak kohë. Nuk di si ta bëj. Nuk e di nëse do të bëhet përmes një interviste. Nuk e di nëse dua të shkruaj një letër dhe ta postoj në Twitter. Nuk e di.

Jo shumë kohë më parë, Martin i ishte referuar sërish daljes që kishte bërë rreth 14 vjet më parë. Ylli i popit portorikan kujtoi se para se të dilte hapur, edhe miqtë e ngushtë e paralajmëruan se nëse zbulonte se ishte homoseksual "do të ishte fundi i karrierës së tij" diçka që ai e ka përmendur në të kaluarën. Ai gjithashtu pranoi se edhe sot e kësaj dite e lëndon fakti që u kërkoi familjarëve të ruanin sekretin.  

ricky martin homoseksual

Sondazh

Poll