Art&Argëtim

Ben Affleck me një pamje të re, dyshohet se do jetë pjesë e një filmi të ri

Transformimi i madh i aktorit hollivudian i befasoi fansat e tij, pasi disa komentuan se ai dukej disa dekada më i ri.

23 Mars 2024, 10:40 Nga S.B
Ben Affleck me një pamje të re, dyshohet se do jetë pjesë e
Ben Affleck

SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck i është nënshtruar një ndryshimi drastik në pamje duke hequr mjekrën e tij të famshme për një pamje rinore dhe më të pastër. Pas vitesh me mjekrën e cila përforcoi imazhin e tij si një nga burrat e ashpër të industrisë, Affleck vendosi ta heqë atë dhe të lyejë flokët me një nuancë kafe të errët për t'u dukur më i ri.

Transformimi i madh i aktorit hollivudian i befasoi fansat e tij, pasi disa komentuan se ai dukej disa dekada më i ri. Nuk është hera e parë që Affleck ka zgjedhur të zhduki thinjat, pavarësisht se ndryshimi i këtij lloji ka qenë para katër vitesh.

Aktori u shfaq në lojën e basketbollit të djalit të tij duke treguar pamjen e tij të re të freskët dhe e befasoi turmën se sa i rinuar dukej, duke e rrotulluar topin në njërin gisht ndërsa Samuel vendosi çantën e shpinës në bagazhin e makinës luksoze Mercedes të babait të tij.

Nuk ka asgjë të konfirmuar pse ai bëri këtë ndryshim kaq rrënjësor, por ndjekësit e tij kanë spekuluar se ndryshimi mund të tregojë se ai po merr pjesë në një film të ri, i cili ende nuk është bërë i ditur.

ben affleck jlo shba

Sondazh

Poll