Art&Argëtim

Jennifer Lopez xheloze ndaj Sofia Vergara-s?!/ Simpatia e Ben Affleck ndaj aktores shqetëson gruan e tij

Megjithatë, JLo nuk e pranon tradhtinë dhe sipas ‘Radar Online’, Affleck nuk po e bën atë të ndihet e sigurt në marrëdhënie.

23 Mars 2024, 11:53 Nga S.B
Jennifer Lopez xheloze ndaj Sofia Vergara-s?!/ Simpatia e Ben Affleck ndaj
Jlo, Ben dhe Sofia

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck kanë kaluar shumë gjëra së bashku gjatë marrëdhënies së tyre. Ylli amerikan i qëndroi pranë bashkëshortit kur ai u përball me varësinë e tij ndaj alkoolit, ndërsa e ka ndihmuar edhe në marrëdhëniet me fëmijët e tij.

Megjithatë, JLo nuk e pranon tradhtinë dhe sipas ‘Radar Online’, Affleck nuk po e bën atë të ndihet e sigurt në marrëdhënie. Një artikull i faqes ka cituar një burim, sipas të cilit Lopez "nuk mund të durojë më emocionet dhe pëlqimin e Affleck ndaj Sofia Vergara".

Vergara aktorja e njohur është e divorcuar së fundmi pas shtatë vitesh martese me Joe Manganiello dhe artikulli tregon se Affleck po i afrohet asaj.

“Ai e quan gruan e tij kokëfortë për çështjet e saj të besimit”, thuhet në artikull. “Jennifer mund të jetë e afërt me Sofian, por kjo nuk do të thotë që ajo dëshiron që i shoqi ta shikojë ate me sy tjetër”.

I njëjti burim ka theksuar se Affleck prej vitesh është i njohur në rrethin e tij të ngushtë, se e admiron Vergara-n dhe kjo ndoshta ka filluar ta lodhë Jennifer.

jlo ben affleck sofia vergara

Sondazh

Poll