Art&Argëtim

Rikthehet saga epike "The Penguin", publikohet traileri i shumëpritur

Traileri përfshin një monolog nga personazhi kryesor dhe disa skena aksioni.

23 Mars 2024, 11:32 Nga S.B
Rikthehet saga epike "The Penguin", publikohet traileri i
The Penguin ndër vite

SHBA- Max Company publikoi në rrjetet sociale, trailerin zyrtar të filmit ‘Penguin’ me Colin Farrell. Aktori i nominuar për Oscar u shndërrua në heroin popullor, me imazhin e tij që nuk të kujton aspak yllin e njohur të Hollivudit.

Traileri përfshin një monolog nga personazhi kryesor dhe disa skena aksioni. Seriali "The Penguin" i DC Studios përbëhet nga tetë episode. Krahas Farrell do të shohim Christine Miliotti, Renzi Feliz, Michael Kelly, Sohre Agdasloo dhe Deirdre O'Connell.

Në vazhdimin e "Batman", Oswald Cobblepot, i njohur gjithashtu si Penguin, përpiqet të kapë frenat e botës së krimit të Gotham pas vdekjes së Falcone. Pavarësisht se traileri është publikuar, ende nuk është bërë e ditur data zyrtare e premierës.

penguin batman

Sondazh

Poll