Art&Argëtim

"Pse nuk po e shohim askund?"/ Fansat shqetësohen për vajzën e Paris Hilton

Duke iu referuar mënyrës sesi lindi dy fëmijët e saj, ajo pranoi disa kohë më parë se vendimi për të mos i mbajtur dhe lindur vetë fëmijët ishte i vështirë.

23 Mars 2024, 12:07 Nga S.B
"Pse nuk po e shohim askund?"/ Fansat shqetësohen për
Paris Hilton dhe fëmijët e saj

SHBA- Biznesmenia amerikane Paris Hilton nuk rresht së postuari fotografi me djalin e saj Phoenix, në rrjetet sociale. Hilton zbuloi në dhjetor se kishte një tjetër fëmijë me një nënë surrogate me emrin London.

Mirëpo, në Instagram ajo pozon vetëm me djalin e saj dhe kjo ngre pyetje tek ndjekësit të cilët pyesin se ku është fëmija tjetër dhe pse nuk ndan foto me të bijën. Të tjerë ende e pyesin nëse fëmija është mirë.

Duke iu referuar mënyrës sesi lindi dy fëmijët e saj, ajo pranoi disa kohë më parë se vendimi për të mos i mbajtur dhe lindur vetë fëmijët ishte i vështirë. Siç u shpreh në premierën e sezonit të dytë të “Paris in Love”, ajo tha: Procesi i zëvendësimit ishte padyshim një vendim i vështirë. Do të më pëlqente shumë përvoja e rritjes së foshnjës në barkun tim dhe ndjenja e goditjeve dhe të gjitha ato momente emocionuese. Edhe pse foshnja është biologjikisht e imja dhe e Carter-it, vendosëm që ta bëjmë nëpërmjet një surrogate.

Duke shpjeguar më vonë se ajo e bëri këtë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Carter Rim, tha: Tani që kemi fëmijë me Parisin, duam që familja jonë të rritet dhe të jetë normale dhe jo gjithmonë të njihet si fëmijët e Paris Hilton. Duhet të mendojmë për sigurinë e tyre.

paris hilton london

Sondazh

Poll