Aktualitet

“Jo më sindikata gjakpirëse”, në Bulqizë krijohet Sindikata e Minatorëve të Bashkuar: Kishim frikë të kërkonim të

18 Nëntor 2019, 15:40 Nga DOSJA
“Jo më sindikata gjakpirëse”, në Bulqizë

BULQIZË-Minatorët e Bulqizës do të kenë tashmë një mbështetje të re të tyre për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Në qendër të qytetit të minatorëve u bë publike sindikata më e re në mbështetje të tyre, ajo e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Dhjetëra minatorë ishin pjesëmarrës në ceremoninë e prezantimit publik të kësaj sindikate, e cila tashmë është e regjistruar edhe në gjykatë e njihet ligjërisht.

Minatorët që morën fjalën në këtë ceremoni, shpërthyen në akuza të forta ndaj sindikatave të vjetra që sipas tyre, jo vetëm nuk kanë mbrojtur interesat e minatorëve, por janë bërë palë me pronarët e minierës së Bulqizës dhe politikën. Ata u shprehën se kishin frikë të kërkonin të drejtat e tyre, pasi jo vetëm nuk mbroheshin, por largoheshin direkt nga puna.

Ndërkohë kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi tha se tashmë minatorët e Bulqizës do të kenë mbështetetjen e sindikatës, e cila nuk do të funksionojë si sindikatat e vjetra, por në konsultë me secilin prej tyre. Në aktivitetin promovues të kësaj sindikate, dhjetëra minatorë të Bulqizës nënshkruan anëtarësinë e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize bulqize elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll