Aktualitet

VIDEO/ Ishte duke martuar djalin, kolegët i bëjnë surpizën e madhe në dasmë efektivit të Policisë së Shtetit

18 Nëntor 2019, 14:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Ishte duke martuar djalin, kolegët i bëjnë surpizën e

TIRANË–  Sokol Qokaj, efektivi i Policisë së Shtetit është suprizuar ditën e djeshme nga kolegët e tij, pasi këta të fundit kanë shkuar në dasmën e djalit të tij dhe i kanë dhënë “Certifikatë për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen e detyrave gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Supriza është bërë me porosi të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithëm të Policisë së Shtetit dhe shihet se Qokaj ka mbetur shumë e emocionuar nga i gjithë organizimi.

NJOFTIMI I PLOTË

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon punonjësit të Policisë z. Sokol Qokaj “Certifikatë për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen e detyrave gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Me mesazhin se njerëzit e punës e të ndershëm, pavarësisht gradave e pozicioneve vlerësohen po njëlloj, certifikata i është dorëzuar z. Qokaj gjatë ceremonisë së martesës së djalit të tij, duke e surprizuar atë dhe familjarët e tij. Sokol Qokaj prej 35 vitesh punon në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku ka kryer detyra të ndryshme, të cilat i ka përmbushur me përkushtim, dinjitet e ndershmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu sokol qokaj surpriza per policin ardi veliu sokol qokaj surpriza per policin

Sondazh

Poll