Bota

"Do të ndodhë më parë sesa ishte parashikuar", raporti i ISW: Rusia po përgatitet për një luftë gjithëpërfshirëse me NATO-n, do të ndodhë së shpejti!

Në raport me tej shkruhet se Rusia po përgatitet për një konflikt në shkallë të gjerë me NATO-n. Sipas raportit ky konflikt nuk do të ndodhë mënjëherë por pritet të ndodhë më shpejt sesa ishte parashikuar nga analistët perëndimorë.

22 Mars 2024, 15:54 Nga N.F
"Do të ndodhë më parë sesa ishte parashikuar",
Putin

RUSI- Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në një raport të publikuar së fundmi ka bërë më dije se fokusi i presidentit rus, Vladimir Putin se ringjallja e ekonomisë ruse nuk ka të bëjë vetëm me financimin e luftës së vendit kundër Ukrainës. Në raport me tej shkruhet se Rusia po përgatitet për një konflikt në shkallë të gjerë me NATO-n. Sipas raportit ky konflikt nuk do të ndodhë mënjëherë por pritet të ndodhë më shpejt sesa ishte parashikuar nga analistët perëndimorë.

“Disa tregues financiarë, ekonomikë dhe ushtarakë rusë sugjerojnë se Rusia po përgatitet për një konflikt konvencional në shkallë të gjerë me NATO-n, jo menjëherë, por me gjasë në një afat kohor më të shkurtër se sa disa analistë perëndimorë kanë parashtruar fillimisht”, thuhet në raport.

Instituti në raport gjithashtu ka prekur edhe takim që Putin zhvilloi me Dumën ruse të martën. Takimi erdhi vetëm disa ditë pasi udhëheqësi rus shpalli një fitore në zgjedhjet e tij të pesta presidenciale të dielën. Në raport thuhet se gjatë takimit, Putin diskutoi fushat ku ai donte të fokusohej në mandatin e tij të pestë presidencial.

Gjëja më e rëndësishme që u tha Putin ligjvënësve, ishte shpëtimi i njerëzve dhe ndihma e familjeve. Putin gjithashtu sulmoi elitën e pasur të vendit, duke u kërkuar ligjvënësve që të mos udhëhiqen nga “interesat e korporatave apo edhe partiake”.

Sipas ISW, deklaratat e Putinit sugjerojnë se ai është i gatshëm të rrezikojë lidhjet e tij me ish-zyrtarët e pasur të sigurisë që kanë qenë pjesë e bazës së tij politike. ISW thotë se ky ishte ndoshta sinjali i Putinit për elitën ruse se ata do të duhet të ndjejnë “disa dhimbje” për stabilitetin financiar të Rusisë.

“Përpjekjet e Putinit për të vendosur kushte për të stabilizuar ekonominë dhe financat e Rusisë janë me shumë gjasa pjesë e përgatitjeve financiare dhe të brendshme ruse për një konflikt të mundshëm të ardhshëm në shkallë të gjerë me NATO-n dhe jo vetëm për një luftë të zgjatur në Ukrainë”, ka shtuar ISW në raport.

 

putin nato raport isw

Sondazh

Poll