Bota

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke drejtuar Irzaelit: Keni vënë në shënjestër Erdoganin pasi ai po thotë të vërtetën

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Jashtëm të Izraelit, Israel Katz, lidhur me deklaratat e djeshme të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.

22 Mars 2024, 15:29 Nga S.N
Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke drejtuar
Reccep Tayyip Erdogan

TURQI- Me deklarata të ashpra dhe postime në rrjete sociale nga të dyja palët, vazhdojnë  grindjet mes Turqisë dhe Izraelit për luftën në Gaza.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Jashtëm të Izraelit, Israel Katz, lidhur me deklaratat e djeshme të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.

"Ata kanë vënë në shënjestër Presidentin Erdogan sepse ai tha të gjithë të vërtetën," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Oncu Keceli, duke shtuar se zyrtarët izraelitë do të sillen para drejtësisë për krimet e tyre në Gaza.

Në fjalimin e tij parazgjedhor dje në Cezare, presidenti turk uroi që Allahu t'i ndihmojë banorët e Gazës, të cilët po persekutohen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe duke iu referuar në mënyrë nënçmuese kryeministrit izraelit, tha: Ne ia drejtojmë personin e njohur të quajtur Netanyahu te Zoti që i nënshtron të gjithë. Zoti ynë e bëftë të vuajë.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Izraelit thirri të dërguarin e Turqisë në Tel Aviv për të protestuar ndaj deklaratave të Erdoganit. Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm izraelit, me postimin e tij të mprehtë, thekson: Ju që mbështesni vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit kriminal, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin.

"Nuk ka Zot që do t'i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga miqtë tuaj barbarë në Hamas", vazhdon Katz dhe e përfundon postimin e tij duke thënë: Hesht dhe turp për ju!

Duke iu përgjigjur postimit të ministrit izraelit, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli shprehet: Që nga dita e parë e pushtimit të territoreve palestineze, autoritetet izraelite bënë të gjitha përpjekjet për të mbuluar krimet e rënda që ata kryen kundër palestinezëve dhe u përpoqën të krijonin një mburojë mosndëshkimi për ta.

"Ata kanë vënë në shënjestër presidentin Erdogan për të thënë të gjithë të vërtetën. Megjithatë, krimet e kryera nga Izraeli në Gaza në gjashtë muajt e fundit nuk mund të fshihen më dhe Izraeli po gjykohet për gjenocid. Për herë të parë në histori, i gjithë publiku botëror po pret me padurim ditën kur zyrtarët izraelitë që kanë kryer këto krime do të dalin para drejtësisë. Turqia do të vazhdojë të thotë të vërtetën dhe të mbajë në axhendën botërore persekutimin e papërshkrueshëm kundër popullit palestinez”, thotë ai.

turqia izraeli

Sondazh

Poll