Bota

Gjermania miraton ligjin për legalizimin e kanabisit, në fuqi nga 1 prilli

Nga 1 prilli, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë deri në 25 gram kanabis për përdorim personal dhe gjithashtu do të jetë e ligjshme rritja e deri në tre bimë në shtëpi.

22 Mars 2024, 15:09 Nga S.B
Gjermania miraton ligjin për legalizimin e kanabisit, në fuqi nga 1
foto ilustruese

GJERMANI- Këshilli Federal miratoi sot vendimin e Bundestagut për legalizimin e pjesshëm të kanabisit në Gjermani, duke lejuar kështu konsumimin, posedimin dhe kultivimin e tij nga të rriturit. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach mbrojti përsëri politikën, duke argumentuar se politika e mëparshme kishte dështuar dhe se çoi në një treg të zi.

“Politika e mëparshme e kanabisit kishte dështuar”, tha Lauterbach, duke iu referuar dyfishimit të përdoruesve të drogës tek fëmijët dhe të rinjtë dhe dyfishimit të vdekjeve nga përdorimi. “Nuk mund të vazhdonim kështu. Prej vitesh kam qenë kundër legalizimit, por studimet tregojnë se kemi nevojë për një sistem të ri.”

Nga 1 prilli, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë deri në 25 gram kanabis për përdorim personal dhe gjithashtu do të jetë e ligjshme rritja e deri në tre bimë në shtëpi. Ndalohet konsumimi i kanabisit në shkolla, ambiente sportive dhe në një distancë prej 100 metrash prej tyre, si dhe konsumimi në rrugë deri në orën 20:00.

Legjislacioni u miratua nga Parlamenti Federal muajin e kaluar, por ai u prit me kundërshtim të fortë si nga qarqet politike ashtu edhe nga shoqatat mjekësore. Në Këshillin Federal, megjithatë, sot vetëm Bavaria, Saarland dhe Baden-Württemberg votuan pro rinegocimit, ndërsa shtetet e tjera abstenuan. Në fund të fundit ligji mbetet i miratuar dhe do të hyjë në fuqi siç ishte planifikuar fillimisht, më 1 prill.

 

 

gjermani kanabis

Sondazh

Poll