Bota

Spanja, Irlanda dhe Sllovenia shprehen të gatshme për ta njohur Palestinën

Krerët e të tri shteteve si dhe kryeministri i Maltës e cila tashmë e njeh Palestinën, janë takuar gjatë një samiti në Bruksel për të diskutuar gatishmërinë e tyre për të njohur shtetin palestinez.

22 Mars 2024, 15:20 Nga E. D

Spanja, Irlanda dhe Sllovenia shprehen të gatshme për ta njohur

PALESTIN- Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë  kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin shtetin e Palestinës si mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë në rajonin e përfshirë nga lufta.

Krerët e të tri shteteve si dhe kryeministri i Maltës e cila tashmë e njeh Palestinën, janë takuar gjatë një samiti në Bruksel për të diskutuar gatishmërinë e tyre për të njohur shtetin palestinez.

"Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri," një deklaratë e përbashkët e lexojnë katër krerët e qeverive.

Nëntë nga 27 shtetet anëtare të BE-së aktualisht njohin të drejtën e palestinezëve për një shtet sipas të ashtuquajturve kufij të vitit 1967, i cili përfshin Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor.

Edhe pse Bashkimi Evropian mbështet të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete që do të siguronte shtetësinë për palestinezët  dhe është donatori i vetëm më i madh i ndihmës për palestinezët, ai ende nuk e ka mbështetur unanimisht njohjen e një shteti palestinez.

Sondazh

Poll