Bota

Netanyahu drejtuar Blinken: Do të dërgojmë trupa në Rafah, me ose pa mbështetjen tuaj

Netanyahu tha në një deklaratë se ai i tha Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Izrael se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

22 Mars 2024, 15:51 Nga S.N
Netanyahu drejtuar Blinken: Do të dërgojmë trupa në Rafah,
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Benjamin Netanyahu wshtw shprehur sot, i vendosur për të kryer një sulm tokësor në Rafah të Gazës edhe pa mbështetjen e SHBA-së.

Netanyahu tha në një deklaratë se ai i tha Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Izrael se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

“Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet, do ta bëjmë vetë”, theksoi ai. Në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës, janë zhvendosur më shumë se 1 milion palestinezë. 

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll