Bota

OBSH: Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e saj më të keq të kolerës

OBSH tha se kriza shëndetësore po përkeqësohet nga dhuna, goditjet klimatike, zhvendosja, varfëria dhe kequshqyerja. 

22 Mars 2024, 15:05 Nga E. D
OBSH: Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e saj
fotot ilustruese

KONGO- Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin të premten për përkeqësimin e situatës shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos, ku kolera, fruthi, mpoksi, antraksi dhe murtaja po bëjnë kërdinë. 

OBSH tha se kriza shëndetësore po përkeqësohet nga dhuna, goditjet klimatike, zhvendosja, varfëria dhe kequshqyerja. 

"Sfidat me të cilat përballet populli i DRC kanë arritur nivele alarmante. Në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në DRC lindore, civilët janë kapur tragjikisht në luftime të reja dhe spitalet janë të mbingarkuar me njerëz të plagosur," tha Boureima Hama Sambo, përfaqësuesi i OBSH-së në DR Kongo.

Sambo tha gjithashu se DRC po përballet me shpërthimin e saj më të keq të kolerës që nga viti 2017, me 50,000 raste të dyshuara dhe 470 vdekje të regjistruara në 2023. 

Për më tepër, shpërthimi ende në zhvillim i mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve, është në rritje, me afro 4,000 raste të dyshuara dhe 271 vdekje deri më tani këtë vit.

"Antraksi dhe murtaja kanë prekur gjithashtu komunitetet në DRC lindore në muajt e fundit," shtoi Sambo.

Sambo shtoi gjithashu vendi po përballet me krizën e dytë më të madhe të zhvendosjes në botë pas Sudanit, me afro 10 milionë njerëz në lëvizje, ndërsa varfëria dhe uria prek një të katërtën e popullsisë, ose 25.4 milionë njerëz.

obsh

Sondazh

Poll