Bota

BE sanksionon 33 persona për vdekjen e Navalny-t

Nw deklaratwn e BE-së thuhet se sanskionet e reja përfshijnë kolonitë penale ku mbahej Alexei Navalny si dhe zyrtarë të lartë nga sistemi gjyqësor i Rusisë.

22 Mars 2024, 15:12 Nga N.F
BE sanksionon 33 persona për vdekjen e Navalny-t
Alexei Navalny

RUSI- Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të premten të vendosë sanksione ndaj 33 individëve dhe dy entiteteve të lidhura me vdekjen e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Në deklaratën e BE-së thuhet se sanskionet e reja përfshijnë kolonitë penale ku mbahej Alexei Navalny si dhe zyrtarë të lartë nga sistemi gjyqësor i Rusisë.

“Vrasja e Alexei Navalny nga regjimi i Kremlinit është një kujtesë e ashpër e shpërfilljes së tij të plotë për jetën njerëzore,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Sanksionet e sotme demonstrojnë vendosmërinë tonë për t’i kërkuar Rusisë të mbajë përgjegjësi për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi,” shtoi ai.

Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze ndërsa ai ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Putinit. Lideri i opozitës ruse po vuante dënimin, që iu dha nga një gjykatë ruse me 19 vjet burg pasi u shpall fajtor për akuzat për ekstremizëm në lidhje me aktivitetet e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK). Që kur u bë i njohur si figurë opozitare në fillim të viteve 2000, Navalny është dënuar më parë për akuza të ndryshme si: sfidë ndaj zyrtarëve të qeverisë, përvetësim, mashtrim, shkelje të lirimit me kusht dhe përbuzje të gjykatës. Pas vdekjes së tij pati reagime të shumta në lidhje me ndarjen nga jeta të tij si dhe mos dhënia e trupit të pajetë të tij te familjarët.

alexei navalny vdekje sanksionim be

Sondazh

Poll