Bota

Mongolia në situatë ekstereme me motin, 4,7 milionë kafshë të ngordhura nga ngricat

Kushtet e rënda, karakterizohen nga temperaturat në rënie dhe akulli që mbulon zonat e kullotave dhe ndërpresin aksesin në ushqim për bagëtinë.

22 Mars 2024, 14:02 Nga S.N
Mongolia në situatë ekstereme me motin, 4,7 milionë kafshë
Foto Ilustrim

MONGALI- Mongolia po ngrin gjatë dimrit të saj më të ashpër në gjysmë shekulli me kushte ekstreme duke vrarë më shumë se 4.7 milionë kafshë dhe duke kërcënuar jetesën dhe furnizimin me ushqim të mijëra njerëzve, ka paralajmëruar Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.

Kushtet e rënda, karakterizohen nga temperaturat në rënie dhe akulli që mbulon zonat e kullotave dhe ndërpresin aksesin në ushqim për bagëtinë. Rreth 300 mijë njerëz në Mongoli janë barinj tradicionalë nomade dhe varen nga bagëtia, dhitë dhe kuajt e tyre për ushqim dhe për t'i shitur në treg.

"Për ata njerëz që varen plotësisht nga bagëtia e tyre për të mbijetuar, ata janë bërë të varfër në vetëm pak muaj," tha Alexander Matheou, Drejtor Rajonal i FNKKGJK për Azinë Paqësor, për CNN të enjten. "Disa prej tyre tani nuk janë më në gjendje të ushqehen ose të ngrohin shtëpitë e tyre."

Që nga nëntori, të paktën 2,250 familje barinjsh kanë humbur më shumë se 70% të bagëtive të tyre. Më shumë se 7 mijë familje tani nuk kanë akses në ushqimin e duhur, shtoi ai. Kjo situatë ka prekur tre të katërtat e vendit, por kushtet pritet të përkeqësohen ndërsa dimri vazhdon.

"Tani është pranvera, por dimri po zvarritet në Mongoli, ka ende borë në tokë dhe bagëtitë janë ende duke ngordhur," tha Matheou.

Qeveria mongole shpalli një gjendje gatishmërie të shtuar muajin e kaluar që do të zgjaste deri më 15 maj dhe të martën FNKK-ja nisi një apel për fonde për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve që kanë humbur mjetet e jetesës.

"Edhe me nivele të larta gatishmërie, të cilat ka pasur në Mongoli këtë vit dhe në vitet e mëparshme, nuk është adekuate për të përballuar ekstremet e kushteve," tha Matheou.

Familjet e barinjve shpesh lëvizin me stinët, duke udhëtuar nëpër kullotat e mëdha të vendit për të gjetur kullota të reja për të kullotur bagëtinë e tyre.

mongoli

Sondazh

Poll