Bota

Zyrtari rus: Ushtria e Rusisë do të vrasë të gjithë ushtarët francezë që do të shkojnë në Ukrainë

Tolstoi pohoi se aktualisht ka 13,000 mercenarë në Ukrainë, duke përfshirë 367 me nënshtetësi franceze, 147 prej të cilëve ai pretendoi se tashmë janë vrarë.

21 Mars 2024, 17:01 Nga E. D
Zyrtari rus: Ushtria e Rusisë do të vrasë të gjithë
fotot ilustruese

RUSI- Nënkryetari i Dumës Shtetërore ruse, Pyotr Tolstoy tha se ushtarët  rusë do të eliminojnë të gjithë ushtarët francezë që vijnë në Ukrainë

“Ne do të vrasim të gjithë ushtarët francezë që vijnë në tokën ukrainase. Të gjithë ata”, tha Pyotr Tolstoy. 

Duke shprehur se Rusisë nuk i intereson komentet e presidentit francez Emmanuel Macron se Parisi nuk ka kufizime në mbështetjen e Ukrainës, Tolstoi tha se Moskës nuk i intereson ajo që thotë, kufijtë e saj.


Tolstoi pohoi se aktualisht ka 13,000 mercenarë në Ukrainë, duke përfshirë 367 me nënshtetësi franceze, 147 prej të cilëve ai pretendoi se tashmë janë vrarë.


Ushtarët francezë që duan të vijnë në Odesa po provokojnë një luftë të tretë botërore, argumentoi ai më tej, duke thënë se ideja për të dërguar ushtarë francezë në Ukrainë do të përfundojë me arkivole të mbuluara nga flamuri trengjyrësh në Orly.

Në fund të muajit të kaluar, Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve perëndimorë në Ukrainë për të siguruar që Rusia të mos e fitojë këtë luftë. 

“Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”, shtoi ai.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll