Bota

Grupet e armatosura anti-Putin thonë se sulmet ndërkufitare vazhdojnë

Disa nga grupet paraushtarake të mbështetura nga Ukraina nisën inkursione javën e kaluar në rajonet e Kursk dhe Belgorod dhe pretenduan se hynë në disa fshatra.

21 Mars 2024, 16:05 Nga E. D
Grupet e armatosura anti-Putin thonë se sulmet ndërkufitare
Denis Kapustin me Oleksii Baranovskyi nga Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Kholod i Batalionit Siberian

RUSI- Grupet e armatosura që pretendojnë se përbëhen nga rusë që kundërshtojnë Kremlinin janë zotuar se sulmet në rajonet kufitare ruse do të vazhdojnë.

Disa nga grupet paraushtarake të mbështetura nga Ukraina nisën inkursione javën e kaluar në rajonet e Kursk dhe Belgorod dhe pretenduan se hynë në disa fshatra.

Rusia, ndërkohë, tha se kishte zmbrapsur grupet, të cilat i sheh si marioneta të ushtrisë së SHBA-së dhe Ukrainës.

Në një konferencë shtypi sot, Denis Kapustin, drejtuesi i një prej njësive, Trupa Vullnetare Ruse, tha se Operacioni, edhe tani, po vazhdon. Ne do të flasim për humbjet tona pas përfundimit të tij.

denis kapustin

Sondazh

Poll