Bota

Luftanija gjermane rrëzon një dron të Houthive në Detin e Kuq

Luftanija Hesse, e cila është pjesë e misionit Shields të BE-së, që synon të mbrojë anijet tregtare në rrugën më të rëndësishme detare nga Azia në Evropë përmes Kanalit të Suezit, deri më tani ka rrëzuar dy drone armike, megjithatë, disa ditë më parë ai ishte në lajme negative, kur tentoi të rrëzonte një dron amerikan, por dështoi.

21 Mars 2024, 16:28 Nga S.N

 

Luftanija gjermane rrëzon një dron të Houthive në Detin e
Foto Ilustrim

JEMEN- Luft anija "Hesse" e Marinës Gjermane zmbrapsi një sulm Houthi në një operacion në Detin e Kuq. Helikopteri i luftanijes rrëzoi një dron Houthi që mori pjesë në sulm, njoftoi sot Bundeswehr.

Luftanija Hesse, e cila është pjesë e misionit Shields të BE-së, që synon të mbrojë anijet tregtare në rrugën më të rëndësishme detare nga Azia në Evropë përmes Kanalit të Suezit, deri më tani ka rrëzuar dy drone armike, megjithatë, disa ditë më parë ai ishte në lajme negative, kur tentoi të rrëzonte një dron amerikan, por dështoi.

Houthi ka intesifikuar sulmet në Detin e Kuq në shenjë mbështetje për luftën e Hamasit me Izraelit, duke u bërë pengesë për shumë anije tregtare. Pak kohë më parë Bashkimi Evropian ndërmorri një nisme për të mbrojtur zonën.

houthi deti i kuq

Sondazh

Poll