Bota

Shkencëtarët kanë gjetur kafkën e një delfini gjigant në Peru

Zbulimi i kësaj specie të re, nxjerr në pah rreziqet e mundshme për delfinët e lumenjve të mbetur në botë, të cilët do të pëballen me kërcënime të ngjashme zhdukjeje gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas autorit të hulumtimit të botuar në Science Advances.

21 Mars 2024, 15:55 Nga E. D

Shkencëtarët kanë gjetur kafkën e një delfini gjigant

PERU- Shkencëtarët kanë zbuluar kafkën e fosilizuar të një delfini gjigant lumi, nga një specie që mendohet se ka ikur nga oqeani dhe ka kërkuar strehim në lumenjtë e Amazonës së Perusë 16 milionë vjet më parë. Lloji i zhdukur ishte i gjatë deri në 3.5 metra, duke e bërë atë delfinin më të madh të lumit të gjetur ndonjëherë.

Zbulimi i kësaj specie të re, nxjerr në pah rreziqet e mundshme për delfinët e lumenjve të mbetur në botë, të cilët do të pëballen me kërcënime të ngjashme zhdukjeje gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas autorit të hulumtimit të botuar në Science Advances.

Aldo Benites-Palomino ishte ai që zbuloi fosilin në Peru në vitin 2018, por dokumenti kërkimor u vonua nga pandemia. Aldo fillimisht vuri re një pjesë të fosilit, vetëm një fragment të nofullës së tij.

“E njoha sapo pashë bazat e dhëmbëve. Unë bërtita, ky është një delfin. Nuk mund ta besoja”, tha Aldo Benites-Palomino.

Ky zbulim u cilësua si intrigues edhe nga drejtori i departamentit të paleontologjisë në Universitetin e Cyrihut, Marcelo R Sancez-Villagra. Fosili, tha Benites-Palomino, ishte i jashtëzakonshëm si për madhësinë e tij, ashtu edhe për shkak se nuk kishte lidhje me delfinët e lumenjve që tani notojnë në ujërat që dikur banonte.

 

 

 

 

 

aldo benites-palomino

Sondazh

Poll