Bota

Sllovenia dëbon një diplomat rus të largohet brenda shtatë ditëve

Sllovenia dhe Rusia tashmë kanë reduktuar numrin e stafit që punon në ambasadat e tyre në Lubjanë dhe Moskë. 

21 Mars 2024, 16:15 Nga E. D
Sllovenia dëbon një diplomat rus të largohet brenda shtatë
fotot ilustruese

SLLOVENI- Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka njoftuar të enjten ambasadën ruse se një nga diplomatët e saj është shpallur persona non grata dhe se ka afat brenda 7 ditëve të largohet nga vendi.

Sllovenia po dëbon diplomatin rus për “aktivitete të papajtueshme me statusin diplomatik”, tha ministria në një deklaratë.

Sllovenia dhe Rusia tashmë kanë reduktuar numrin e stafit që punon në ambasadat e tyre në Lubjanë dhe Moskë. Një numër vendesh të tjera të BE-së kanë dëbuar diplomatë rusë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

Vitin e kaluar, autoritetet në Slloveni kapën dy spiunë rusë që përdorën një agjenci të pasurive të paluajtshme dhe antike si mbulesë për aktivitetet e tyre në vendin alpin.

ministria e punëve të jashtme

Sondazh

Poll