Bota

SHBA ngre padi kundër Apple, e akuzon se po monopolizon tregun dhe po shtyp konkurrencën

Në padi departamenti i drejtësisë së SHBA-ve pretendon se kompania përdori kontrollin e saj të iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve. Akuza lidhet me shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale.

21 Mars 2024, 16:51 Nga S.N
SHBA ngre padi kundër Apple, e akuzon se po monopolizon tregun dhe po shtyp
Foto Ilustrim

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër kompanisë Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës.

Në padi departamenti i drejtësisë së SHBA-ve pretendon se kompania përdori kontrollin e saj të iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve. Akuza lidhet me shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale. Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet. Padia e depozituar në një gjykatë federale në Neë Jersey, pretendon se Apple u përpoq të pengonte inovacionin duke shmangur konkurrentët.

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se kompania minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t'i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone. Garland shtoi se nëse Apple nuk sfidohet, ajo do të vazhdojë të forcojë monopolin e saj të smartfonëve.

Ankesa liston një sërë hapash "anti-konkurruese" që supozohet se janë ndërmarrë nga kompania, duke përfshirë bllokimin e aplikacioneve me funksionalitet të gjerë, shtypjen e shërbimeve celulare të transmetimit të cloud, kufizimin e kuletave dixhitale të palëve të treta. Një zëdhënës i Apple Fred Sainz, tha për mediat amerikane se padia ishte e gabuar për faktet dhe ligjin dhe se Apple do të kundërtojë fuqishmë padinë.

“Padia kërcënon se kush jemi ne dhe parimet që i veçojnë produktet Apple në tregje me konkurrencë të ashpër”, tha Sainz. "Nëse do të jetë e suksesshme, do të pengonte aftësinë tonë për të krijuar llojin e teknologjisë që njerëzit presin nga Apple," shtoi ai.

Kjo shënon herën e tretë që Apple është paditur nga departamenti i drejtësisë që nga viti 2009 dhe është padia e parë akundër kompanisë nën administrimin e Presidentit Joe Biden. Apple është përballur me një reagim ligjor në rritje mbi ekosistemin e saj iOS dhe praktikat e biznesit. Muajin e kaluar, ajo u gjobit me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës mbi transmetimin e muzikës.

Firma kishte penguar shërbimet e transmetimit nga informimi i përdoruesve për opsionet e pagesave jashtë dyqanit të aplikacioneve Apple, tha Komisioni Evropian. Komisionerja e Konkurrencës Margrethe Vestager tha se Apple kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për një dekadë dhe urdhëroi gjigantin e teknologjisë të heqë të gjitha kufizimet. Apple tha se do të apelonte kundër vendimit. 

iphone shba

Sondazh

Poll